Kjo pa diskutim eshte fotoja e turpit te shtetit shqiptar.
Personi ne foto eshtre Fadi Mitri, biznesmeni i dhunuar dhjete dite me pare ne Tirane.
Ai largohet nga Shqiperia me barrele, si pasoje e plageve e demtimeve qe ka marre nga akti i dhunes se ushtruar ndaj tij ne rrugen Tirane-Rinas, nga persona ende te panjohur.
Deklarata e kompanisë:
Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë. Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.
Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.
Ky projekt gjigant synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan. Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për cdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë.
Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta. I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.
Jamal Abu Issa, drejtues i OMNIX Group
Diskutime rreth kësaj post