Pas plagosjes mbrëmjen e djeshme të sekretarit të degës së PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, presidenti Ilir Meta doli me një sërë deklaratash të forta kërcënuese.
Në orët e vona të natës, Meta i bën thirrje SPAK të nis urgjentisht hetimet edhe për ndihmat që po shpërndahen në Berat në shkëmbim të votës.
Postimi i Metës:
“TURP! TURP! TURP!
Hetim urgjent, që tani, për këtë krim të rëndë zgjedhor!
U bëj thirrje SPAK, Prokurorisë, Policisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese të nisin pa vonesë hetimet dhe arrestimet!
Duhet të ishte Policia, që sot, të kapte në flagrancë autorët e këtij krimi zgjedhor.
Nëse Policia do vazhdojë të flejë gjumë, të jetë e sigurt se populli i Beratit dhe i të gjithë Shqipërisë do të jetë syçelët deri më 25 Prill në mbrojtje të demokracisë dhe të shtetit ligjor.”, – shkruan Meta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post