Analisti Frrok Çupi e konsideroi të turpshëm fjalimin e kryedemokratiti Lulzim Basha dje në Kuvend, ku përmendi me emra disa biznesmenë që i cilësoi si oligarkë.
Sipas Çuit përmendja e emrave të të ashtuquajturve oligarkë ka një synim, vendosjen e gjobave.
“Ne si Shqipëri nuk kemi oligarkë. Përmendja e tyre është turp. Më kanë thënë se ka edhe fakte se kur përmend me emra i vendos gjoba. Kur shante Kastratin, Qetit i vuri gjobë për rrugën e Kombit, u tërhoq nga protesta, pasi ia dha zyrën kunatit në hotel Sheraton. Kunati është personi që bën biznes. Siç duket i janë larguar nga zyra dhe kjo është pjesa më banale. Këtë e di shumë që janë rruga e Kalimashit, bllokimi i saj. E bëri edhe te protesta e 2016-ës te Astiri dhe më pas u tërhoq”, tha Çupi.
Kunati i Bashës, Erjon Isufi është personi që akuzohet nga Çupi në deklaratat e tij të lëshuar nga emisioni “Breaking”.
Diskutime rreth kësaj post