Shumë karrige ishin bosh, ndërsa pjesët anësore dhe llozhat e sallës po ashtu ishin bosh në takimin e paralajmëruar me demokratët në Berat.
Ajo që të bie në sy në pamjet e shpërndara live janë demokratë të ardhur nga bashkitë e tjera dhe ka mungesë të demokratëve të Beratit.
Duket një braktisje e Berishës në Berat, ndonëse shifrat e kutive të mbushura me dorë tregojnë numra të tjerë.
Demokratët e Beratit, me ç’duket, e kanë refuzuar ofertën e riciklimit të ish-drejtorëve hajdutë në Berat.
Në këtë gjendje PD e Beratit nuk ka qenë as në vitin 1997.
Diskutime rreth kësaj post