Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi është pritur ditën e sotme nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të bashkëpunimit rajonal në fushën e turizmit.
Diskutimi u përqendruar në mbështetjet e mundshme për turistët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, si dhe nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin shqiptar.
Sipas Klosit, turizmi është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor, teksa citon shprehjen e thënë nga kryeministri Edi Rama.
Postimi i plotë:
“Turizmi s’ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit. Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik. Bashkëpunimi mes vendeve të Rajonit, për ndërtimin dhe konsolidimin e ofertave të përbashkëta, mbetet kusht i depërtimit turistik në tregjet e largëta. Diskutimi u përqendruar në mbështetjet e mundshme për turistët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor.” – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post