Kryeministri Edi Rama është pjesëmarrës sot në Asamblenë e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Fier. Gjatë fjalës së tij, ai ka folur dhe për turizmin, duke theksuar se tani po kthehet në industri.
Rama ka thënë se 8.92 milionë turistë kanë ardhur gjatë këtij viti në Shqipëri, një shifër që disa vite më parë do të ishte e paimagjinueshme.
Sipas kryeministrit, këta turistë rrisin konsumin dhe kërkesën për shërbime dhe prodhime.
“Sot mora të dhënat e tetorit për turizmin. Jemi në tetor dhe krahasimisht me tetorin e vitit të shkuar, numri i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është rritur me mbi 80%. Tetorin e shkuar kanë qenë 850 mijë turistë, këtë tetor 691 mijë turistë dhe nga janari në tetor ne kemi prekur numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qene të saktë, është 8.92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë. Mos të harrojmë asnjëherë se kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo është diçka që nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Në fakt ajo që po ndodh sot është që turizmi po kthehet në industri dhe nga ana tjetër është eksporti më i madh sepse nuk është se ata turistë që vijnë rrinë në ajër, por rrisin konsumin, kërkesën për shërbime dhe prodhime. Patjetër rrisin dhe të ardhurat në ekonomi”, tha ndër të tjera Rama.
Diskutime rreth kësaj post