Shpenzimet për argëtimin, kulturën e hoteleri turizmin kanë shfaqur tendenca rritëse përgjatë muajit që lamë pas.
Të dhënat e institutit të statistikave për inflacionin mujor sipas metodologjisë së Eurostat flasin për një nivel çmimesh në masën e 4.7%, me një rritje prej 0.1%.
Rritja më e madhe e çmimeve prej 8.5% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 7.7%, si dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 5.8%.
Në muajin Tetor inflacioni është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 1.4%.
Ndikimin më të madh e ka pasur grupi “Hotele, kafene e restorante” me 2.57 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe Kulturë”. Rënie ka pasur vetëm “Transporti” me 0.4 pikë përqindje.
Diskutime rreth kësaj post