Fatmira dhe Arjola, janë dy zonja të cilat kanë investuar në turizmin malor në Shqipëri. Njëra me bujtinë te Guri i Bardhë në Mat dhe tjetra në Nivicë, në malësinë e Labërisë. Të dyja, ishin të ftuarat e radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama.
Edi Ram, kryeministër i Shqipërisë: Ju u kthyet nga emigrimi.
“Po!”
Edi Ram, kryeministër i Shqipërisë: Nga halli sepse duhet të kujdeseshit për prindërit. Mirëpo era e “Rilindjes” fryu edhe në Mat.
“Kjo ishte edhe dëshira. Ne gjithmonë kemi emigruar, por gjithmonë mendja ka qenë mbrapa.”
Kryeministri shfrytëzoi këtë bisedë për të njoftuar se qeveria ka një plan për të mbështetur financiarisht ngritjen e bujtinave, nëpërmjet dhënies së kredive nga bankat, ku barrën kryesore parashikohet ta ketë shteti.
Edi Ram, kryeministër i Shqipërisë: Jemi duke folur, dhe po e mbarojmë me bankat në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi, ku barrën kryesore ta ketë shteti. Edhe këtë pjesën e letrave, ngaqë në shumë zona nuk është bërë ndarja e 7501, do ta lehtësojmë edhe këtë komplet.
Nëpërmjet këtij programi, kreu i qeverisë tha se synohet që të nxiten edhe shqiptarët e emigruar të kthehen jashtë e të rivitalizojnë banesat e paraardhësve të tyre.
Diskutime rreth kësaj post