Një rrugë e dy punë! Me këtë parim numri i italianëve që po vizitojnë vendin tonë vitet e fundit ka ardhur gjithmonë e në rritje.
Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se si shumë qytetarë italianë zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë jo vetëm për të shijuar disa ditë pushime në bregdet, mal apo edhe nëpër qytetet e njohura të vendit tonë, por edhe për të rregulluar…dhëmbët.
Sipas tyre, shërbimin dentar në Shqipëri mund ta përfitojnë deri në 70 për qind më lirë sesa në Itali.
Ky nuk është një fenomen i ri për italianët. Para Shqipërisë ata udhëtonin masivisht për në Kroaci e Hungari për të rregulluar dhëmbët e tyre, por edhe për të pushuar.
Por, çfarë e favorizon Shqipërinë? VadoinAlbania.it rendit afërsinë gjeografike, mundësitë që ta gjesh këtë shërbim në një qytet bregdetar, si Durrësi apo Vlora, por edhe në Tiranë, pasi distanca nga bregdeti, për ata që preferojnë plazhin është e vogël.
Diskutime rreth kësaj post