Rreth 4 milion është numri total i të huajve që kanë vizituar për arsye turistike Shqipërinë përgjatë 2015. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, por që bazohen në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, tregon se gjatë 2015 Shqipëria u vizitua nga 4’131’242 të huaj.
Europianët kryesojnë listën e vizitorëve, ndër të cilët, sërish jemi më tërheqës për europiano-jugorët.
Gjatë tremujorit të katërt të 2015 rreth 544’500 europiano-jugorë vizituan vendin tonë, tendencë të cilën e konfirmojnë edhe agjencitë turistike. Po aq tërhës duket se jemi edhe nga zonat e tjera të Europës si europiano-qendrorët, veriorët dhe ato lindorët.
Një rënie të numrit të turistëve nga Amerika vihet re në tremujorin e katërt të 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Diskutime rreth kësaj post