Një 39-vjeçare franceze ka ndërruar jetë në liqenin e Komanit në veri të Shqipërisë, pasi ka rënë në kontakt me ujin.
Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se dyshohet se 39-vjeçarja ka pësuar arrest kardiak.
Tutje, sipas Policisë së Shtetit, trupi i pajetë i 39-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe është dërguar në morgun e spitalit.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeç, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 39-vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post