Një pamje e shëmtuar për turizmin shqiptar nga “Prestige Resort”, i cili prej tre ditësh është mikpritës i fadromave të IKMT dhe policies, ku edhe sot aksioni ka vijuar në ditën e tretë që në orët e para të mëngjesit, teksa turistët shprehen të tronditur për atë që po ndodhte.
Një çift turistësh, gruaja shqiptare dhe bashkëshorti italian kanë folur për gazetarin Osman Stafa, duke thënë se nuk do të kthehen më, pasi pushimet e tyre u shkatërruan.
“Na shkatërruan pushimet. Nuk vij më. Nuk do të kthehem. Jam i hidhëruar, i zhgënjyer. Për mua është një ngjarje e papranueshme”, tha turisti italian.
“Nuk donte të vinte unë i mbusha mendjen, por tani do ikim. Më vjen keq për ju që jetoni këtu. E kishim planifikuar të qëndronim dhe disa ditë, por do ikim. Sot nuk hëngrëm dot as mëngjesin. Dolëm të hanim jashtë, për shkak të zhurmës u futëm brenda, por sërish dëgjohej. Dje u zgjova e frikësuar, mendova se do na shembnin dhe hotelin. Si mund të ndodhë kjo në vitin 2022”, tha gruaja.
Diskutime rreth kësaj post