Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, në llogarinë e tij në “Facebook”, ka ndarë disa foto nga turistët e huaj që janë bërë pjesë e South Outdoor Festival.
Ky festival, mbledh të rinj dhe entuziastë të muzikës në orët e vona, duke bërë që interesi të jetë i lartë.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjesi dhe me këto copëza momentesh që ofron Borshi, ku turistë shqiptarë e të huaj janë bërë pjesë e South Outdoor Festival, ju uroj të diel të mbarë”, shkroi Rama.
Ky festival do të zhvillohet përgjatë 4 netëve me radhë në Borsh.
South Outdoor festival, vjen kështu për të gjashtin vit radhazi në Borsh, edhe është promotor i zhvillimit të turizmit në jug të vendit.
Diskutime rreth kësaj post