Nga Arben Duka
Tundu mal i Dajtit,
dridhu-moj Tiranë,
këtë herë Kreshniku,
do të bëjë hatanë!
Fjala është tamam,
për Kreshnik Spahiun,
që para tri vjetësh,
arrestoi Saliun!
Gjithë ai gjigant,
gjysëm metro burrë,
bëmat që ka bërë,
s’do harrohen kurrë!
Do këndohen këngë,
për Kreshnik Spahinë,
që doli në brigje,
dhe vuri dylbinë!
Kur vuri dylbinë,
benë i bëri grekut,
se do ta qeraste,
me gjysmën e lekut!
Detin na shpëtoi,
Niku karnavali,
ndaj i dukej vetja,
si Smail Qemali!
T’i vemi nga mbrapa,
Kreshnik kuq e ziut,
se tani do jetë,
në krahë të Saliut!
Planet e Kreshnikut,
akoma s’i dinë,
si do pushtojë,
Kryeministrinë!
Do bërtasë nevriku:
“O burra mbi ta!”,
me zyrën e Ramës,
gjithë kunjën e ka!
Thonë ësht’ i betuar,
me fe e me besë,
në kolltuk të Ramës,
të ulet serbes!
Shteti do të hidhet,
i gjithë në hava,
se me Nik Spahiun,
nuk bëhet shaka!
Është siç ka emrin,
shqiponjë e kreshnik,
dhe pse shpesh na duket,
si një histerik!
Është si vullkani,
gjithnjë ndezur flak’,
dhe pse shpesh na duket,
super qesharak!
Qeveri-mavrinë,
do ta ulë në bisht,
këtë herë e ka,
fare seriozisht!
Këtë herë do jetë,
zjarri dhe tërmeti,
në këmbët e tija,
do të bjerë pushteti!
Unë jam i tmerruar,
ndaj dhe dot nuk hesht,
i them policisë:
“Kujdes nga ky plesht!”
Diskutime rreth kësaj post