Vogëlushi i Tunës dhe Patris Berishës, Zeni, erdhi në jetë në një moment krize për çiftin. Vogëlushi lindi në muajin maj, pak kohë pasi dyshja kishin konfirmuar hapur ndarjen e tyre. Mirëpo po ashtu Zeni bashkë me vëllain më të madh, Tianin, i kanë bërë prapë bashkë prindërit.
Prej ditësh Tuna ndodhet me pushime me vogëlushët e saj dhe i ka shijuar në maksimum këto ditë. Ajo ka ndarë foto të shumta me të vegjlit, teksa dje tregoi se Zeni kaloi ditën e parë në plazh. Këngëtarja nuk ka treguar se kush po e shoqëron në këto pushime, por nga postimet në rrjete sociale vihet re qartë se ajo është “arratisur” së bashku me Patrisin për pak relaks.
Këto ditë ata kanë postuar vazhdimisht foto dhe video nga vende të njëjta. Dhe si për t’i vënë vulën këtij fakti, Tuna ka publikuar sot një video në të cilën shfaqet edhe Patrisi. Ajo e mban gjatë kamerën drejtuar nga ai dhe dallohet qartë se atë po e shoqëron ai për pushime.
Diskutime rreth kësaj post