Tani nuk ka më të ndalur dhe beteja duket se do të vazhdojë me thumbime në rrjetet sociale.
Gjithçka filloi me deklaratën e çuditshme të Tunës në emisionin e mbrëmshëm të Xing me Ermalin ku këngëtarja u shpreh mjaft e vendosur se nuk do të shkonte kurrë tek Rudina nëse do të merrte ftesë në emision.
“Asnjëherë në jetën time. E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë”– u shpreh Tuna, teksa dukej shumë e sigurt në fjalët që thoshte, transmeton intv.
Por ‘shakaja’ apo thumbi nuk mund të kalonte pa një reagim nga Rudina e cila, sot përmes një postimi në Instastories i është drejtuar si Tunës po ashtu dhe ndaj kolegut të saj Ermalit.
Përmes një postimi në “Instagram”, Ermal Mamaqi i ka dalë në mbrotje të ftuarës së tij Tuna, ku shprehet se ajo është e vërtetë dhe nuk përpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur. Sipas Ermalit, këngëtarja me origjinë nga Shkupi flet me zë të lartë, ato që ne guxojmë vetëm t’i mendojmë në fshehtësi.
Por, dhe Rudina nuk ka mbetur pa mbështetje, pasi ka qenë pikërisht Olti Curri i cili ka mbajtur krahun e moderatores.
Përmes postimeve në “Instagram”, ai sqaron se Rudina nuk do asnjëherë që personazhet e ekranit të ndihen keq.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post