Kryeministri grek Tsipras ka qenë në ishullin Agathonisi, i cili është shumë pranë territorit turk me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane.
“Kur erdha këtu pata një ceremoni në ajër nga avionët turq. Ndoshta ata donin të merrnin pjesë në këtë festë tonën”, tha Tsipras duke ironizuar ështu forcat ajrore turke, të cilët iu afruan helikopterit të tij duke pretenduar se po kryenin manovra normale ushtarake në zonë, raporton Albeu.com.
“Këto veprime për budallai nuk vlejnë asgjë. Thjesht harxhojnë kerosen. Ata duhet t’a dinë se kryeministri i Greqisë do të shkojë në çdo cep të vendit edhe sikur t’i duhet të notojë”, tha Tsipras. /albeu
Diskutime rreth kësaj post