Tsakalotos nis ofensivën në BE për borxhin grek
Ministri grek i Financave, Euclide Tsakalotos filloi sot një turne gjashtëditor në Evropë për të diskutuar me homologët e tij mbi nevojën e fillimit të bisedimeve për një lehtësim të borxhit grek, theksoi sot zyra e tij.
Greqia ka pranuar në muajin korrik një plan të tretë të ndihmës ndërkombëtare, me një vlerë prej 86 miliardë eurosh dhe si këmbim ka pranuar fillimin e disa reformave ekonomike dhe sociale.
Përfaqësuesit e kreditorëve, Bankës Qendrore Evropiane, Komisionit Evropian, Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të rikthehen në Athinë duke nisur nga 18 janari për të kryer vlerësimin e parë të progreseve të përmbushura në gjashtë muaj.
Tsakalotos ka qëllim të shkojë në Romë, Lisbonë, Paris, Helsinki, Amsterdam dhe Berlin për të takuar homologët respektivë, Pier Carlo Padoan, Mario Centeno, Michel Sain, Alexander Stubb, Jeroen Dijsselbloem dhe Wolfgang Schauble.
“Tsakalotos do të diskutojë për zhvillimin e programit evropian, në kuadër të vlerësimit të parë si dhe për çështjen e borxhit grek”, theksoi ministria në një komunikatë.
Diskutime rreth kësaj post