Anëtarja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari thotë se, Ambasada Amerikane në Tiranë ka sugjeruar ndryshimin e sistemit zgjedhor në vend dhe implementimin e një sistemi që zbatohet aktualisht në Danimarkë.
“Ne duhet të gjejmë një konsensus lidhur me këtë pikë. Të zgjidhim çështjen e listave të hapura apo të mbyllura. Ambasada në email-in e saj ka cituar sistemin danez. Është njëlloj sugjerimi i një sistemi hibrid dhe duket një sugjerim i duhur për të arritur një konsensus në tryezë”, deklaroi Hajdari.
Sipas deputetes, deri tani të tri palët në tryezë, PS, PD dhe LSI kanë treguar se nuk kanë vullnet për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Është njëlloj mënyre për të kapërcyer listën nga fundi. Bëhet përpjesëtimi i kandidatëve në momentin që një individ merr më shumë vota se sa lisa përcaktuese e kryetarit atëherë ti je në gjendje të marrësh atë vend që ta takon. Motivon përfaqësuesit dhe kandidatët dhe të punojnë sa më fort që të marrin vota”, u shpreh Hajdari duke shtuar se ajo vetë do të dëshironte sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.
Diskutime rreth kësaj post