Rusia është tallur me udhëheqjen “katastrofike” të Liz Truss duke e quajtur atë një “turp” dhe “analfabete”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: “Britania nuk ka njohur kurrë një turp të tillë të një kryeministri”, shkruan The Mirror.
Përsa i përket termit analfabet duket se i referohet vizitës së Truss në Moskë pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën , ndërsa ajo ishte ministre e Jashtme britanike.
Në një takim me ministrin e jashtëm Rusisë, Sergei Lavrov, ajo ngatërroi dy rajone të Rusisë me Ukrainën, duke u bërë “objekt tallës“ nga diplomati rus dhe në emisionet në televizionet shtetëror rus.
Ndërsa nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron tha se shpresonte që Britania e Madhe të gjente stabilitet “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Ne duam, mbi të gjitha, stabilitet”, shtoi ai. Ai tha se në “nivel personal” është “gjithmonë i trishtuar kur sheh një koleg të largohet”.
Diskutime rreth kësaj post