Konsumi i pijeve me çaj jeshil është bërë një nga zgjidhjet më të mira mes atyre që kërkojnë të arrijnë peshën e duhur dhe të qëndrueshme. Pavarësisht se nuk është një mrekullibërës, përqendrimi i lartë i ushqyesve aktivë vepron si aleat i luftës ndaj yndyrës së tepërt.
Përmban përbërës antiinflamatorë, detoksifikues dhe diuretikë që lehtësojnë largimin e toksinave dhe lëngjeve, faktorë të lidhur me vështirësinë e humbjes në peshë.
Për më tepër, është e pasur me vitamina, kripëra minerale dhe antioksidantë që përmirësojnë aktivitetin e metabolizmit dhe djegin kaloritë më me lehtësi. E mira është se mund ta kombinojmë me përbërës të tjerë që ndihmojnë në humbjen në peshë.
Çaj jeshil, xhinxher dhe limon – Një lug çaji me çaj jeshil, një lugë çaji me xhinxher të grirë lëngu i gjysëm limoni dhe 250 ml ujë. Vendoseni ujin të ziejë shtoni çajin jeshil dhe xhixhnerin e grirë e fikni sobën dhe lëreni në flakë të ulët për 2 apo 3 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë për 1 5minuta. Filtrojeni lëngun dhe shtoni lëngun e limonit. Përdoreni tre herë në javë, dhe pijeni 30 minuta para mëngjesit.
Çaji jeshil dhe mente – Një lugë me çaj jeshil, dhe një lugë çaji me mente dhe një lugë mjaltë në 250 ml ujë. Ziejeni ujin dhe shtoni menten. Lëreni në flakë të ulët për 2 apo 3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të pushojë për 10 minuta dhe filtrojeni. Shtoni dhe lugën e mjaltit dhe konsumojeni. Pijeni 30 apo 40 minuta para mëngjesit. Konsumojeni pijen për dy javë. Bëni një javë pushim, dhe përsëriteni.
Diskutime rreth kësaj post