Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të emërojë investitorin miliarder Wilbur Ross si sekretar të tregtisë.
78 vjeçari Ross është kreu i firmës private të kapitaleve W.L. Ross & Co, e njohur për blerjen e kompanive të falimentuara, por që kanë potenciale të mëdha për të krijuar fitime.
Vetë miliarderi Ross, njihet si “Mbreti i Falimentimit”. Presidenti i zgjedhur Donald Trump u takua me zotin Ross të dielën në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi. Sipas revistës Forbes pasuria e zotit Ross arrin në 3 miliardë dollarë.
Wilbur Ross ka thënë se pakënaqësitë e amerikanëve e kanë burimin tek ekonomia, e cila nuk është kujdesur për punëtorët e klasës së mesme.
Diskutime rreth kësaj post