“Pence ka fuqinë të refuzojë elektorët e zgjedhur me mashtrim”. Kështu deklaroi presidenti në detyrë i SHBA-së Donald Trump duke i dhënë zë një teorie se zv/ presidenti mund të rrëzojë rezultatet e zgjedhjeve gjatë votimit për certifikimin në Senat të rezultatit të Kolegjit Zgjedhor.
Presioni është i hapur për zv/presidentin Mike Pence për të refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit në ceremoninë që do të drejtojë nesër në Senat, shkruan CNN.
Edhe pse roli i Pence është më shumë një formalitet, pasi nuk mund të refuzojë në mënyrë të njëanshme votat e Kolegjit Zgjedhor që dërgojnë Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë për 4 vitet e ardhshme, vendimi i tij do të përcaktojë marrëdhënien me njeriun të cilit i ka shërbyer me besnikëri.
Diskutime rreth kësaj post