Donald Trump nuk dorëzohet dhe përdor një video të publikuar në rrjetet sociale për të paralajmëruar vazhdimin e betejës ligjore kundër rezultatit elektoral.
Ai shton se do të vazhdojë të mbrojë ndershmërinë e votës, duke premtuar se do të numërohet çdo fletëvotimi e vlefshme. Dhe kjo jo vetëm në respekt të 74 milion amerikanëve që kanë votuar por për të bindur të gjithë se duhet të kenë besim tek zgjedhjet. Kreu i shtëpisë së bardhë e cilësoi këtë si fjalimin më të rëndësishëm që ka bërë ndonjëherë për sa i përket manipulimeve të zgjedhjeve.
Trump këmbëngul tek akuzat e tij pavarësisht se ministri amerikan i drejtësisë William Bar ka përjashtuar mundësinë e manipulimeve të procesit të votimit. Në videon që zgjat 2 minuta dhe 13 sekonda, ai shprehet se ka detyrën e lartë të mbrojë ligjin dhe kushtetutën.
I njëjti filmim, është publikuar në variantin prej 45 minutash në Facebook. Madje ai akuzoi rivalin demokrat Bajden se nuk ka bërë as fushatë elektorale nga që e dinte se rezultati do të ishte gjithësesi në favor të tij. TrUmp tha se Biden u zgjodh president para kohe me ndihmën e mediave. Postimi i tij u censurua menjëherë nga Twiiter pas deklaratat e tij u cilësuan kontroverse.
Diskutime rreth kësaj post