Donald Trump i ka qejf muret dhe këtë gjë e tregoi me fushatën e tij ku përsëriti vazhdimisht se do të ndërtonte një mur në kufirin me Meksikën dhe do t’ia çonte faturën qeverisë meksikane.
Një gjë të tillë pak a shumë ai tashme e ka bërë, megjithëse në përmasa shumë më të vogla.
Trump ka ndërtuar një mur në pronat e tij në Skoci, ku zotëron disa fusha golfi.
Pas zgjedhjes si president, punonjësit e tij kanë ndërtuar një mur 5 metra të lartë dhe i kanë çuar faturën fqinjëve të tyre David dhe Moria Milne.
Ka qenë çifti skocez që ka treguar ngjarjen për NY Times.
Dhe fqinjët, që sigurisht nuk u mungonte humori, kanë ngritur një flamur meksikan në çatinë e shtëpisë së tyre dhe kanë flakur faturën duke refuzuar ta paguajnë atë.
Diskutime rreth kësaj post