Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka propozuar sot se personat që e djegin flamurin amerikan duhet të dënohen me burg dhe ta humbasin shtetësinë.
Trump vjen me këtë propozim, përkundër faktit se Gjykata Supreme e SHBA-së, në dy raste në të kaluarën, e ka mbrojtur këtë akt në bazë të Amendamentit të Parë si formë e lirisë së shprehjes.
Trump shkroi sot në Twitter: “Askush nuk duhet të lejohet ta djegë flamurin amerikan – e nëse dikush e bën, atëherë duhet të përballet me pasoja – mbase me humbjen e shtetësisë apo edhe burg!”
Gjykata Supreme dy herë deri më tani e ka konfirmuar të drejtën për ta përdhosur flamurin amerikan si formë e shprehjes së lirë. Një herë në vitin 1989 dhe një herë tjetër në vitin 1990
Diskutime rreth kësaj post