Trump është përmendur dy herë në listën e 10 thënieve më të mira të vitit të listuara nga “Yale Book of Quotations”.
Natyrisht kaq mund të jenë pak për të, duke parë deklaratat e forta që ka bërë gjatë fushatës.
Megjithatë ka arritur ta mposhtë sërish Hillary Clintonin, e cila ëhstë përmendur vetëm një herë.
Ja cilat janë 10 thëniet e vitit:
1.“Mund të dal në Bulevarditn 5 dhe të vras një njeri, dhe sërish nuk do humbas asnjë votë”, Trump në një miting në 23 prill në Jackson, Mississippi.
2.“Kur ata fluturojnë poshtë, ne fluturojmë lartë”, Michelle Obama në një fjalim në të njëjtën ditë në Jackson, Mississippi.
3.“Gjysmën e mbështetësve të Trump mund t’i hedhim në atë që unë i quaj koshi i të mjerëve”, Hillary Clinton në 9 shtator në Nju Jork.
4.“Dhe dashuria është dashuri, dashuri, dashuri, dashuri, nuk mund të vritet ose të lihet mënjanë”, Linda Manuel Miranda, poemë pas masakrës së Orlandos ku u vranë dhjetra homoseksualë.
5.“Në politikë ke nevojë për të dy, qoftë pozitën politike, qoftë atë private”, Hillary Clinton, 7 tetor.
6.“Unë, i vetëm, mund ta rregulloj”Trump në Konventën e Republikanëve në 21 korrik.
7.“E ke lexuar ndonjëherë Kushtetutën e Amerikës? Ti nuk ek sakrifikuar asgjë dhe askënd”, babai i një marinsi të vrarë i drejtohet Trumpti në 28 korrik.
8.“Djalli në mish e kocka. Nuk kam punuar kurrë me një bir kurve më të ndyrë se ai në jetën time”, ishh kreu i Kongresit, republikani John Boehner për ish kandidatin republikan Ted Cruz.
9.“Jeta e tij nuk do të jetë kurrë ajo për të cilën ai ka ëndërruar. Ai do të paguajë 20 vjet nga jeta e tij, për një gabim 20 minutësh”, regjizori Dan Turner, letër gjykatësit para dënimit të djalit të tij Brock Turner.
10.“Nuk jam Usain Bolti i ardhshëm apo Michael Phelpsi i ardhshëm. Unë jam Simon Biles i parë!”, gjimnasti olimpik Simon Biles pasi fitoi medalje të artë në Rio de Janeiro.
TEMA
Diskutime rreth kësaj post