Në Shtetet e Bashkuara, u mbajtën zgjedhjet e Super të Martës në 16 shtete dhe një territor amerikan, nga Alaska në Kaliforni deri në Vermont dhe Virxhinia që u dominuan nga Biden dhe Trump.
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara Biden dhe Donald Trump, siguruan fitore në zgjedhjet paraprake shtetërore që u mbajtën të martën brenda partive të tyre, duke e bërë edhe më të mundshëm një revansh mes tyre për Shtëpinë e Bardhë në muajin nëntor.
Me mbylljen e votimit në të gjithë SHBA-në, Biden ka fituar garat e nominimit të Demokratëve në 14 shtete – plus Iowa-n, ku njerëzit votuan me postë.
Ndërkohë, Trump ka fituar 12 shtete republikane – duke forcuar më tej epërsinë e tij ndaj Nikki Haley, ndonëse ish- ambasadorja e SHBA në OKB, parashikohet të ketë fituar në Vermont.
Trump e ka përshkruar atë si një “ditë të mahnitshme” dhe ka nisur një sulm ndaj Biden, i cili është përgjigjur në të njëjtën mënyrë duke këmbëngulur se demokratët do të fitojnë presidencialet 2024.
Trump fitoi votat e republikanëve në një duzinë shtetesh, duke përfshirë Kaliforninë dhe Teksasin e pasur me delegatë – duke lënë mënjanë ish-ambasadoren e OKB-së Nikki Haley, rivalja e tij e vetme e mbetur, e cila nuk ka më një rrugë të qëndrueshme drejt nominimit. “Qytetet tona po pushtohen nga krimi i emigrantëve”, tha Trump, megjithëse të dhënat e krimit nuk e mbështesin këtë pohim.
Në një deklaratë, Biden përsëri e cilësoi Trumpin si një kërcënim për demokracinë amerikane.
“Rezultatet e sotme i lënë popullit amerikan një zgjedhje të qartë: A do të vazhdojmë të ecim përpara apo do të lejojmë që Donald Trump të na tërheqë prapa në kaosin, ndarjen dhe errësirën që përcaktoi mandatin e tij në detyrë”?- tha Biden.
Emigracioni dhe ekonomia ishin shqetësimet kryesore për votuesit republikanë, treguan sondazhet në Kaliforni, Kartolinën e Veriut dhe Virxhinia.
Shumica e votuesve republikanë në ato shtete thanë se mbështesin deportimin e emigrantëve të paligjshëm.
Diskutime rreth kësaj post