“I shtrijmë dorën e miqësisë popullit kuban”. Me këto fjalë presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka komentuar vdekjen e liderit kubanez Fidel Castro.
“Historia do të gjykojë impaktin e madh të kësaj figure tek njerëzit dhe tek bota përreth tij”, thuhet në reagimin e Obamës.
Ndërkohë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka qenë fjalëpakë në reagimin e tij. “Fidel Castro vdiq!”, ka thënë ai në profilin e tij në Twitter.
Ndërsa më kategorik ka qenë Marco Rubio, senator i Floridës dhe ish-kandidat për president, me origjinë kubaneze.
“Vdiq diktatori por jo diktatura. Një gjë është e qartë, historia nuk do ta shfajësojë Fidel Castron. Përkundrazi, do ta kujtojë si një diktator të egër dhe gjakatar, që i ka shkaktuar popullit të tij mjerim dhe vuajtje”, ka thënë Rubio.
Diskutime rreth kësaj post