Kandidati pothuajse ”de facto” republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump deklaroi se për Britaninë e Madhe do të ishte më mirë që të largohej nga Bashkimi Evropian.
“Besoj se çështja e migracionit ka qenë një gjë e tmerrshme për Evropën. Në pjesën më të madhe e nxitur nga vetë Bashkimi Evropian”, deklaroi Trump.
”Personalisht, do të thoja se (Britania e Madhe – shën. i përkth.) do të ishte më mirë pa të (Bashkimin Evropian – shën. i përkth.)”, theksoi kandidati republikan për stacionin informativ televiziv ”Fox News”.
“Megjithatë, nuk e them si rekomandim, thjesht është një ide”, shtoi Trump.
Diskutime rreth kësaj post