Presidenti amerikan, Donald Trump ka anuluar vizitën e tij në Britani, planifikuar për në muajin shkurt.
Presidenti do vinte në Londër për të inaguruar ambasadën e re të SHBA.
Daily Mail shkruan se ai e ka anuluar vizitën për shkak se nuk është i kënaqur me shkallën e vizitës së tij.
Kurse vetë Trump thotë se arsyeja është ambasada e re.
“Arsyeja se përse e kam anuluar udhëtimin në Londër është sepse nuk jam një fans i madh i faktit që administrata e Obamës vendosi të ndërrojë ambasadën më të mirëvendosur dhe më fine në Londër për një godinë ‘kikirikësh’, me vlerë 1.2 miliardë dollarë. Marrëveshje e keqe. Nuk do e pres shiritin e inaugurimit”, shkroi Trump.
Por tensionet mes SHBA dhe Britanisë kanë qenë të forta kohët e fundit. Disa analistë thonë se marrëdhënia speciale mes dy vendeve nuk është më e tillë.
Një peticion me 1.2 milionë firma në Britani kërkonte anulimin e vizitës së tij.
Diskutime rreth kësaj post