Agimi akuzon në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten e tij prej 30 vitesh për diçka shumë të rëndë. Në insertin hapës të rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se ajo do të dalë nga shtëpia.
“Ça mora vesh për gruan pas 30 vjetësh, nuk e mban jo dheu, po as burri. Këto gjëra shkojnë deri në vrasje, por unë nuk e çoj veten time deri në vrasje, por ajo nga shtëpia ime do të dalë dhe pikë!”
Me hyrjen në studio, Agimi shkon drejt tavolinës së Eni Çobanit dhe me celular në dorë i tregon disa mesazhe. Aty kuptohet se për çfarë bëhet fjalë dhe sipas tij, bashkëshortja, Alma, e tradhton dhe ai ka emra e fakte për këtë.
Agim: Zonja Eni, si mund të durosh gjithë këto mesazhe që mua më ka dërguar mbesa ime në telefon për gruan time?
Ardit Gjebrea: Mbesa?
Agim: Mbesa. E kupton çfarë më ka bërë? 30 vjet martesë dhe vij unë sot këtu! 30 vjet martesë! Një shkatërrim total!
Ardit Gjebrea: Çfarë thotë mbesa?
Agim: Mbesa më ka thënë që gruaja të tradhton me një, dy, tre persona! Apo më shumë! Me emër, mbiemër!
Eni Çobani: Kjo është e rëndë në fakt, megjithatë ju gjë me sy nuk keni parë, në kuptimin e mirë të fjalës?
Agim: Shikoj këtu, çfarë më ka dërguar tjetra!
Eni Çobani: Mund të dërgojë tani, të lutem, por…
Agim: Si?!
Eni Çobani: Juve s’e keni parë këtë gjë gjatë martesës suaj?
Agim: Unë kur jam atje, jam atje. Unë kur s’jam atje, jam një jetë në emigrim! Nuk kam qenë asnjëherë aty!
Eni Çobani: S’ke qenë në shtëpi ti fare?
Agim: Kam qenë, por me raste, jo gjithmonë. Më të shumtën e kohës kam qenë jashtë!
Eni Çobani: Me raste tani, më vjen keq por…
Diskutime rreth kësaj post