Vijojnë të tjera largime nga Lëvizja Socialiste për Integrim, emra të njohur po braktisin LSI dhe po i bashkohen Partisë Socialiste.
Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Gledion Rehovica i bashkohet Partisë Socialiste.Ai ka qenë në një takim me strukturat e LSI-së në Berat ku ka informuar për vendimin politik të tij.
Në një prononcim për median ai tha se vendimin e kishte marrë i imponuar nga sjellja politike që ka thyer besimin tim dhe të qytetarëve që na kanë votuar.
“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt. Personalisht jam shumë krenare dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje”, -tha Gledion Rehovica.
Rehovica shprehet se eksperimenti LSI ka mbaruar dhe se vendi ka nevojë për progres dhe të eci para dhe për këtë sipas tij e bën vetëm PS-ja.
“Eksperimenti LSI ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta beje vetëm PS-ja me Edi Rimën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka te meta e gabime, po është e vetmja parti me vizion”, tha Rahovica.
Ky i fundit u largua nga Kuvendi pasi kishte fshehur një dënim në Itali.
Diskutime rreth kësaj post