Botërori rus shihet si shansi i fundit i Lionel Messit për të fituar diçka të rëndësishme me kombëtaren e tij argjentinase. Por mediat e këtij vendi kanë dhënë një lajm ‘bombë’ sipas të cilit ylli i madh i Barcelonës mund të humbasë kompeticionin.
Gjithçka lidhet me problemet fizike që Messi ka shfaqur së fundi. Edhe një burim pranë lojtarit ka konfirmuar se Messi është në limite.
“Nuk është mirë”, mësohet të jetë shprehur ai për gazetën argjentinase “La Nacion”.
Shqetësimet kanë nisur prej ndeshjes së Barcelonës kundër Chelseas në Champions League, kur Messi u ankua për dhimbje në kofshë. Të njëjtin problem ai ndjeu edhe ndaj Atletiko Bilbaos disa ditë më vonë.
Ndërkohë, konfirmimi erdhi edhe në ndeshjen me Romën kur ai ishte larg formës së tij që jemi mësuar të shohim prej 10 vitesh kur dominon futbollin si në garat me ekipin por edhe ato personale.
Kur na ndajnë më pak se dy muaj nga starti i botërorit, duket se ylli argjentinas ka nevojë për pushim, por në Argjentinë druhen e kjo mund të mos mjaftojë.
Diskutime rreth kësaj post