UEFA ka lëshuar një alarm tek autoritetet franceze, për një fiksim të mundshëm të rezultatit, në ndeshjen e javës së dytë në Champions Leagues, ndërmjet PSG-së dhe Crvena Zvezdas, e mbyllur me rezultatin 6-1 një favor të parizienëve.
Sipas disa zërave nga “L’Equipe”, një zyrtar i Crvena Zvezda ka dashur të vë bastin se skuadra nga Beogradi do të humbas me 5 gola diferencë.
Shuma, të cilën dyshohet se e ka vënë bast drejtori i Crvena Zvezdas është 5 milionë euro.
Kujtojmë hat-trickun spektakolar të Neymar, ku bëjnë pjesë edhe dy gola nga gjuajtja e lirë.
Do të ishte shokuese për futbollin evropian nëse kjo do të ishte e vërtetë.
Diskutime rreth kësaj post