Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Përmet ku ka mbetur e vdekur një nënë 65-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani” ku dyshohet se në gjendje depresive 24-vjeçari me inicialet A. M., ka mbytur nënën e tij me inicialet Z. M.
Policia është vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post