Deklaratat e Meghan Markle në intervistën e bujshme për Oprah po mohohen një nga një. Së fundmi “Page Six” ka bërë të ditur se Meghan Markle nisi punën për projektin e saj në Netflix me David Furnish shumë kohë para se të linte Anglinë, konkretisht që në vitin 2018.
“Markle dhe Furnish ishin në diskutime me Netflix, ndërsa dukesha ishte ende pjesë e familjes mbretërore dhe ende jetonte pas mureve të Pallatit”, thanë burime për median e huaj.
Kujtojmë se gjatë intervistës me Oprah Winfrey-n, Princi Harry tha se ata kurrë nuk kishin menduar të bashkoheshin me transmetues të tillë si Netflix dhe Spotify kur lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të vitit 2020 dhe u ndërprenë financiarisht nga familja e tij.
“Kjo na u sugjerua nga dikush tjetër, në pikën ku familja ime më ndërpreu të ardhurat financiare dhe duhej të krijoja sigurinë për ne,” –tha Harry në mars, duke shtuar se ata ishin në gjendje të fillonin një jetë të re falë milionave që i la nëna e tij e ndjerë, Princesha Diana.
“Unë kam atë që nëna ime më la, dhe pa atë, ne nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë. Por gjatë pandemisë, një mik na sugjeroi transmetuesit,” –vazhdoi Harry, ndërsa Markle shtoi: “Ne vërtet nuk e kishim menduar më parë.”
“Ne nuk e kishim menduar atë,” –e konfirmoi sërish Harry. “Pra, kishim shumë opsione të ndryshme. Dhe shiko, nga këndvështrimi im, gjithçka që më duhej ishin para të mjaftueshme për të qenë në gjendje të paguaja për sigurinë, për të mbajtur familjen time të sigurt.”
Diskutime rreth kësaj post