Carlo Doglioni, president i Institutit të Sizmiologjisë dhe Vullkanologjisë në Itali tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia për tërmete të tjera.
“Fakti që pati një tërmet në Turqi nuk e përjashton faktin që mund të ketë tërmete të tjerë në Itali, Shqipëri apo zona të tjera të Mesdheut. Është një sasi energjie që toka duhet çdo vit ta konsumojë dhe kjo gjë vjen edhe përmes tërmeteve,” – u shpreh Doglioni.
Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 5000 viktima dhe mijëra të plagosur.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.
Diskutime rreth kësaj post