Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi largimin nga grupi një pabesi ndërsa tha se kryedemokrati Lulzim Basha ka vite që nuk shkon më në SHBA.
Deklarata e Berishës:
“Gjithçka e ka bërë për shkak të interesit të tij personal. Ai ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë më parë se kishte problemin e dekriminalizmit.
I thashë se nuk ka lidhje me mua. Ai është për gjëra të shkruara ndërsa ky është për përjetësinë. Kur e kam drejtuar unë ka qenë sovrane. Kurrë nuk ka bërë apo ka marrë masa se ka thënë ky a po ai. Sovraniteti ka qenë sovranitet.
Ai bëri një pazar me Edi Ramën. Ai ia ofroi: “Largo Berishën dhe merremi vesh bashkë”. Ai e shfrytëzoi këtë rast dhe vazhdon me të. Në 2017 më pyeti pas zgjedhjeve dhe unë i thashë të jepte dorëheqjen. Nëse humb zgjedhjet është dorëheqja”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post