Ish-oficeri i Antidrogës, Dritan Zagani është pyetur nga gazetarja Klodiana Lala se kush duhet të shkojë pas hekurave sipas tij. Zagani tha se pas hekurave duhet të shkojë kryeministri Edi Rama.
Përse duhet t’ju besojmë ju dhe jo palës tjetër?
Faktet, faktet janë kokëfortë. Duhet t’u besosh fakteve. Unë nuk flas me fantazi, por me prova.
Çfarë thonë provat tuaja? Kush duhet të jetë prapa hekurave me faktet që keni?
Prapa hekurave duhet të shkojë Edi Rama. Po nuk shkojë Edi Rama, nuk bëhet Shqipëria.
Këto janë komente politike. Cili është zyrtari i lartë që duhet të shkojë pas hekurave?
Unë e kam deklaruar me kohë se Saimir Tahiri më futi në burg për kushërinjtë e tij, nuk më futi se isha i korruptuar, se po të isha i korruptuar do ma kishte provuar deri më sot.
Diskutime rreth kësaj post