Analisti Milaim Zeka e konsideron presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si një nga liderët më të rëndësishëm të rajonit.
Në një intervistë televizive, Zeka u shpreh se Vuçiç ka një ekip këshilltarësh dhe ekspertësh të mençur, falë të cilëve ai është në Tiranë për Samitin e BE.
Sipas Zekës, ardhja e zyrtarëve më të lartë të BE në Tiranë indirekt i kanë treguar Vuçiç që Shqipëria dalëngadalë po shndërrohet në një qendër kryesore të ndikimi politik në Ballkan.
“Ndryshe nga liderët tanë politikë, qoftë Edi Rama, qoftë Albin Kurti që veprimet politike me të huajt i bëjnë me kokë e vet, pa u konsultuar, në bazë të këshillave të ekspertëve Vuçiç erdhi në samit dhe prapëseprapë Vuçiç mbetet një nga liderët më të rëndësishëm në Ballkan”, tha Zeka.
Diskutime rreth kësaj post