Një histori tronditëse është ajo e një vajzë 18-vjeçare, e cila thotë se ka kryer marrëdhënie seksuale me të atin adoptues. Vajza deklaron se nuk ndjehet në faj aspak për këtë gjë.
“Përshëndetje të gjithëve! E di që do t’ju dukem një plehrë ose një njeri i pavlerë, por kjo jam unë.
Jam 18 vjeçe e lindur në Lezhë. Jam rritur jetime derisa më ka birësuar një familje në një shtet europian.
Ndoshta historia ime do të ju duket e sajuar, ose krejt e paimagjinueshme, por është e vërtetë ime.
Kam nevojë për këshilla e ndaj po e shkruaj.
Do t’ju lutesha që të mi kursenit ofendimet sepse kjo gjë mund t’i ndodhë kujtdo prej jush, ose vajzave tuaja.
Siç e thashë jam e adoptuar. Prindërit e mi adoptues kanë preferuar që kur isha e vogël të më tregonin të vërtetën.
Babi adoptues është shumë i ri, 39 vjeç.
Ai kur më morën mua ishte martuar me nënën time adoptuese, e cila është gati 10 vite më e madhe se ai. Ajo kishte shumë dëshirë të kishin fëmijë dhe duke qenë se kishin probleme më birësuan mua.
Babi adoptues ka punuar gjithmonë larg shtëpisë. 1 herë në muaj vinte dhe rrinte 1 ditë kështu që unë jam rritur me nënën e babin e kam parë gjithmonë më shumë si mik se në rolin e babit.
Derisa ai vjet erdhi për të qëndruar përgjithmonë në familje.
Gjatë bisedave që bënim më pyeti nëse kisha shkuar me ndonjë djalë, e nuk ja mora për ters për shkak të moshës së re që ka.
I thashë që jo.
Kështu që nga ky moment bisedat tona nisën duke u bërë shumë më intime.
E ndjeja që më pëlqente të flisja për seksin me të. E kështu gjërat shkuan shumë larg.
Një ditë kur ishim vetëm në shtëpi ai nisi të më prekte në një mënyrë të çuditshme, derisa më puthi.
Më mori virgjërinë atë ditë dhe unë u ndjeva për çudi shumë mirë.
Pasi mbaruam më përqafoi dhe më tha që po binte në dashuri me mua.
E pyeta për nënën, se ajo më ka rritur. Ai më tha që unë e kam parë vetë që ata nuk kanë qenë kurrë një çift dhe se kishte në plan ta linte dhe të iknim të dy bashkë diku tjetër.
Më vjen keq kur mendoj për nënën, por edhe unë po ndjej për të. Çfarë duhet të bëj? Nënën nuk dua ta humbas se ajo më rriti e bëri kaq…”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post