Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një analizë të situatës politike në vend. Spahiu shprehet se Meta, Berisha, Kryemadhi, Rama dhe Basha janë padyshim ndër politikanët më të pasur në Ballkan.
Kreshnik Spahiu:
“Ata kontrrollojnë disa biznese nga Saranda deri në Kosov?.
Ata kanë në pronësi puse nafte, miniera kromi, fshatra turistikë, hotele, media, banka, fabrika, troje, pyje, avionë, etj”, shkruan Spahiu. Më tej avokati shton: “Unë kam bindje që populli pret Revolucionin e Shqipërisë dhe jo rikthimin e LSI-së.
Shqiptarët kërkojnë ndryshim dhe rrëzim qeverie, por jo riciklim LSI-je”.
Postimi i Spahiut
Populli kërkon ndryshim qeverie, por jo rotacion dhe riciklim LSI-je
Nga Kreshnik Spahiu
30 vjet në politikë Ilir Meta
30 vjet në politikë Sali Berisha
30 vjet në politikë Monika Kryemadhi
22 vjet në politik Edi Rama
16 vjet në politikë Lulzim Basha.
Këto pesë surrate kanë ndrruar dhe shëtitir mbi 150 poste dhe kolltuqe me rradhë.
Zullumi po derdhet dhe kupa nuk mban më.
Zemrata qytetarve dukshëm nuk lidhet vetëm me vr.as.jen kri.min.ale të Klodian Rashës por me arrogancën e pushtetit dhe polarizimin ekonimik ekstrem të shoqërisë.
Këta 5 persona janë padyshim ndër politikanët më të pasur në Ballkan.
Ata kontrrollojnë disa biznese nga Saranda deri në Kosov?.
Ata kanë në pronësi puse nafte, miniera kromi, fshatra turistikë, hotele, media, banka, fabrika, troje, pyje, avionë, etj etj
Ndërkohë centralizimi pushtetit është ekstremizuar vitet e fundit, duke varfëruar jo vetëm popullin e thjeshtë por edhe militantët apo mbështetsit e tyre.
Viti 2020 e shndërroi Shqipërinë në tenxhere me presion, pasi Europa ka mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë. Në këto kushte shqiptarët mbetën të izoluar në kafaz.
2 vjet rresht opozita tentoi të marr pushtetin me dh.unë duke dje.gur mandatet dhe duke djegur institucionet por pasojat ishin të rënda:
SHBA i hoqi vizën amerikane liderve të PD dhe LSI të cilët nuk udhëtuan dot 4 vjet në SHBA.
Zv/Sekretari shtetit Palmer i kërcënoi që s’do i njoh diplomatikisht si parti por si organizata terr.orist.e.
Afro dy vjet pas zbythjes nga pro.tes.tat, vra.sja e Klodianit i erdhi si dhuratë për krishtlindje opozitës, e cila padyshim që do shfrytezonte zemërimin e mbarë popullit që kërkon ndryshim.
Problemi është që opozita nuk mund drejtonte dhunën sepse do përballej me presionin amerkan.
Nga ana tjetër dorëheqia e Ministrit Sandër Lleshi, nxori bllof Lulzim Bashen i cili pas 4 vra.sje.ve në Bulevard: as nuk dorzoi policët, as nuo dha dorheqie, as nuk shkoi për ngushullim në vdekje.
Në këto kushte Basha, Berisha, Monika dhe Mera duhet ndoznin zjarrin por duhet të fshihnin dorën.
Shtepsja e tyre po ja arrin pjesërisht qëllimit, por ende nuk i dihet fundit.
Unë kam bindje që populli pret Revolucionin e Shqipërisë dhe jo rikthimin e LSI-së.
Shqiptarët kërkojnë ndryshim dhe rrëzim qeverie, por jo riciklim LSI-je.”-thote Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post