Ish-deputeti i Partisë Demokratike Halit Valteri tha në një intervistë për Euronews Albania se të tjerë deputetë të opozitës pritet të kalojnë tek Partia Socialiste.
Kjo, sipas Valterit, lidhet me faktin se këta deputetë janë njerëz që kanë fuqi të caktuara në zonat e tyre dhe kanë elektorat të madh.
Ai ngriti alarmin për pasivitetin e një pjese të mirë të deputetëve të kuvendit, që siç tha nuk e kanë marrë asnjëherë fjalën të përfaqësojnë elektoratin që i ka zgjedhur.
“Kemi parë dhjetëra deputetë që nuk kanë mbajtur as fjalën përshëndetëse për njerëzit që i kanë çuar aty. Mazhoranca dhe opozita, të 140 aty, ka prodhuar disa manekinë që nuk e dinë pse janë në atë vend. Parlamenti është vendi për të folur dhe për të qartë hallet e popullit, jo për sulme politike sa herë duan t’i vënë gjobë x ministri apo biznesmeni”, tha Valteri.
Diskutime rreth kësaj post