Rasti i 23-vjeçarit shkodran Florenc Beqiraj i cili u dhunua pa mëshirë në burgun e Marsejës në Francë ka tronditur të madh dhe të vogë.
Tani është gazetari shqiptar Leon Molla i cili ka shpjeguar detaje për ngjarjen e rëndë.
Gazetari trondit thotë se mjekët kishin kërkuar që Florencit t’i hiqen tubat e oksigjenit, ndërsa prindërit kanë kundërshtuar.
“Florencit i janë bërë foto dhe video në spital. Policia nuk duhet të kishte lejuar një gjë të tillë.
Në një rast tjetër në Francë në grabitje e sipër personi ka rënë në gjendje kome dhe është zgjuar sërish.
Jashtë derës së dhomës së spitalit kanë qëndruar dy xhandarë të xhandarmërisë, ndërsa për Florencin nuk qëndron asnjë.
Prokuroria franceze duhet të kishte nisur menjëherë hetimet, duhet të kishte hapur kamerat për atë që ka ndodhur në burg, sepse është burg i sigurisë së lartë dhe gjithçka filmohet”, tregon gazetari.
“Pas shoqërimit në komisariat, çohet në dhomën e komisariatit dhe më pas bëhen procedurat për dërgim në Shqipëri, ndërsa në rastin e Florencit është dërguar direkt në qelinë e burgut.
Nga ana e hetimeve nuk është konfirmuar asgjë, pasi u mbajt e fshehur për disa ditë duke thënë se ka bërë vetëvrasje në burg, por rezultoi se kishte ditë që ngjarja kishte ndodhur.
Kjo ngjarje është e pamundur të ndodhte për faktin se në burgje ka siguri të lartë, nuk mund të futen sende si telat që ishin përdorur për Florencin”, sqaron ai më tej.
Florenci u shfaq në spital me plagë të forta dhune në krahë dhe një shenjë të madhe rreth qafës, që të jep përshtypjen sikur e kanë lidhur me litar.
Mendohej se i riu ishte masakruar dy ditë para të kthehej në Shqipëri, duke kaluar në vdekje klinike.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë, tha sot se Florenci ishte përpjekur të vëtëvritej, një alibi që u kundërshtua ashpër nga famlija e tij.
Diskutime rreth kësaj post