Së fundmi i ftuar në emisionin “Glamour Zonë”, në ‘Ora News’, ishte ish-banori i Big Brother, Arbër Çepani. Ai ka folur për jetën e tij private, e mes të tjerash ka zbuluar dhe disa detaje të reja.
Arbri ka treguar, se ndonëse për disa sezone ka moderuar emisionet e mëngjesit, televizioni nuk është primar për të. Qëllimet e tij janë të gjitha drejt biznesit.
Moderatorja Ester Bylyku, e ka pyetur nëse është e vërtetë që paratë e fituara nga edicioni i parë i ‘Big Brother’ i ka dhuruar për bamirësi dhe Arbri e ka pohuar.
“Kur u futa në Big Brother isha student, doja të ndryshoja botën, dhe këtë ndryshim ta bëja nga vetja. Po unë e bëra, 50 mijë euro i kaluam në llogarinë e caktuar dhe bëra një udhëtim në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”, ka treguar ai.
Diskutime rreth kësaj post