Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në banesën e përgjegjësit të OSHEE-së për zonën në Fushë Krujë.
Nga shpërthimi që ndodhi në orët e para të ditës së sotme policia tregon se u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Tritoli është vënë rreth orës 03:00 brenda murit rrethues të banesës së 29-vjecarit, B.Masha i cili është drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Fushë-Krujë.
Ai banon në lagjen “Pengile” në Krujë. Grupi hetimor – thotë policia – po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e shkaqeve të ngjarjes.
Nga shpërthimi është demtuar automjeti që ndodhej i parkuar në oborr ndërsa janë thyer dyer e dritare, ka mure të plasaritura, si dhe ka lëvizur çatia e shtëpisë.
Diskutime rreth kësaj post