Një ngjarje e rëndë, mësohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku u regjistrua një shpërthim me tritol.
Raportohet se makina e një biznesmeni nga Vlora, iu shkatërrua nga lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar pjesa e përparme e makinës dhe xhamit, por për fat nuk ka dëme në njerëz.
Para hetuesve biznesmeni ka deklaruar se dyshimet i ka për shkak të një borxhi, por pa dhënë emra konkret personash të dyshuar
Po ashtu raportohet se autori ka qenë i maskuar, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post