Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Megi Fagu, foli për Kuvendin e datës 11 dhjetor, ku shprehet se “Foltorja” është motor i zhvillimit në vend.
Shehu theksoi se Kuvendi i datës 11 kërkohet nga çdo demokrat në Shqipëri, duke shtuar se Foltorja është motor zhvillimi në vend.
“Foltorja është motor i zhvillimit në vend. Firmat e delegatëve janë lehtësisht të verifikueshme. Anëtari i PD-së është më i rëndësishmi, e kur flet anëtari, të gjithë heshtin. Ajo që bën Basha është antiKuvend, prevalon Kuvendi i datës 11 dhjetor. Kuvendi i 11 dhjetorit kërkohet nga demokratët e Shqipërisë.
Duhet formalizuar edhe rregulli, se kryetari i partisë, pas humbjeve në zgjedhje, duhet të japë dorëheqjen. Edhe ata që thërrasin Kuvendin e datës 18 e dinë se bëjnë vepër antidemokratike dhe imorale. Antimitingu i datës 18 dhe veprimet e shkarkimeve të Bashës në parti janë veprime si dishepujt e Enver Hoxhës në vitet 1990, kur Hoxha kishte rënë tashmë. PD tani ka hyrë në një kanal të qartë zhvillimi, më datë 11 në Kuvend do dalim në vendime shumë të rëndësishme të gjithëanshme”, deklaroi Shehu.
Diskutime rreth kësaj post