Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Gjirokastër ironizoi drejtuesin politik të PD-së në këtë qark, Tritan Shehun.
“Tritani nuk duhet të merret seriozisht, pasi e tund shumë herë kokën kur flet Basha”, u shpreh Rama.
Pas kësaj deklaratë të Ramës ka ardhur përgjigjia e menjëhershme e Shehut, në një prononcim për FaxNews.
Shehu shprehet se takimi i kryeministrit ishte i dështuar, pasi nuk ka përmbushur shumë prej premtimeve që u ka dhënë qytetarëve në gjithë këto vite.
Deklarata e Shehut:
“Rama gënjeu për rrogat e mjekëve, pasi në Gjermani një mjek e ka rrogën 2500 euro ndërsa këtu te ne sipas Ramës mjekët do e kenë pagën 650 mijë lekë të vjetra. Rama hedh rromuze në 3 D, është në ikje dhe i dështuar plotësisht.
Qarku i Gjirokastrës është një nga më të varfërat, detyrohen këta njerëz fisnikë që të largohen nga vendi i tyre. Nuk është bërë asnjë investim, nuk është bërë asnjë investim në rrugët që ishte premtuar, jemi në një qark që është në mizerie të plotë.
Kush e merr më seriozisht këtë kryeministër, që është disa herë jo më poshtë Gjermanisë, por edhe nga vende të tjera të rajonit, qarku i Gjirokastrës nuk e merr seriozisht, premtimet e tij janë si ëndrra në diell”, tha Shehu.
Diskutime rreth kësaj post